fbpx

Diskutim publik në Cacttus Education: Sistemet e Automatizuara “Smart Home/Smart City”

Qytetet po ndryshojnë me ritëm të shpejtë, që nga madhësia e tyre e deri tek shfrytëzimi i burimeve të ndryshme teknologjike. Për ta zgjidhur problemin që ky zgjerim i qyteteve e krijon, udhëheqësit e qytetetve duhet të mendojnë prej një perspektive të re, më ndryshe. E këtu hyjnë qytetet e mençura (Smart Cities) – qytete që e përdorin idetë dhe zhvillimet e shekullit 21 për të siguruar një jetë më kualitative për qytetarët e vet.

Si pjesë e qyteteve të mençura, janë edhe shtëpitë e mençura. Edhe pse kjo teknologji është akoma në fillet e saj, numri i produkteve të mençura për shtëpi – pajisje këto që ju lejojnë ta kontrolloni ndriçimin, termostatin, madje edhe furrën e pjekjes, krejt këto nga telefoni juaj (smartfoni juaj) – është duke u rritur me hapa të shpejtë. Tashmë ekzistojnë me qindra produkte dhe ekosisteme të tëra që ju mundësojnë ta kontrolloni tërë shtëpinë tuaj përmes vetëm një aplikacioni iOS apo Android. Mund të zgjedhni prej pajisjeve tuaja të preferuara për ta kompletuar një shtëpi të mençur që ju përshtatet juve dhe që mund ta kontrolloni prej kudo.

Qytetet e mençura dhe shtëpitë e mençura nuk janë më fragment imagjinativ i së ardhmes. Kjo teknologji është këtu dhe po rritet me hap të shpejtë, duke u zgjeruar dhe duke prekur të gjitha shërbimet e komunave anë e kënd globit.

Si institucion edukativ në fushën e teknologjisë së informacionit, njëri nga qëllimet tona është edhe vetëdijsimi i masës për teknologjitë dhe trendet e tyre. Në ketë frymë, ne ju sjellim një panel diskutimi të hapur me profesionistë të fushës të cilët do të sjellin eksperiencat e tyre dhe mundesitë që ekzistojnë rreth sistemeve të automatizuara, në veçanti ‘Smart home / Smart city”.

Comments are closed.