fbpx

CacttuKids viziton fëmijët në kampin e Oxford Studio ELT

Bashkëpunimi në mes të kursit për kodim CacttuKids dhe kursit të gjuhëve Oxford Studio ELT, ka rezultuar edhe me një vizitë të radhës në kampin në Gërmi. Stafi i kursit CacttuKids ka vizituar grupin e ri të studentëve në këtë kamp të organizuar nga Oxford Studio, duke u argëtuar, luajtur e biseduar bashkë.

Gjatë një ore sa zgjati vizita, u zhvilluan biseda interesante dhe lojëra argëtuese me pjesëmarrësit në kamp. Përmes bisedave mësuam se përpos dashurisë që ata fëmijë kanë për teknologjinë dhe lojërat, edhe dëshira për të mësuar si t’i krijojnë lojërat e veta nuk mungon. Për ta, është e mjaftueshme ta gjejnë hapësirën e nevojshme dhe të fillojnë menjëherë të krijojnë gjëra të reja. Dhe këtë hapësirë e ofron CacttuKids, me klasat me ngjyra, pajisjet moderne, programe kreative e trajnerë shumë bashkëpunues.

CacttuKids, solli pakëz frymën e teknologjisë edhe në parkun e Gërmisë e për të mos humbur mundësinë për argëtim përmes lojërave të ndryshme bashkë më fëmijët. Argëtimi, buzëqeshjet dhe teknologjia u bën bashkë, duke na mundësuar që të mësojmë nga njëri-tjetri, të dëgjojmë përvoja të ndryshme, të njihemi e t’i ofrojmë sa më shumë mundësi sidomos të rinjve të cilët kanë pafund energji për të mësuar e krijuar gjëra të reja.

Comments are closed.