fbpx

Banka Raiffeisen dhe Cacttus Education me marrëveshje bashkëpunimi

Banka Raiffeisen në Kosovë dhe Cacttus Education nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Ky bashkëpunim synon të zhvillojë shkathtësitë e studentëve dhe stafit potencial të Bankës Raiffeisen, të përgatisë studentët e Cacttus Education në fushën e TIK-ut dhe të krijojë kuadro të reja dhe më të përgatitura për angazhim në Bankën Raiffeisen.

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi paraqet vetëm hapin e parë drejt krijimit të një të ardhme, të orientuar drejt shkathtësive në fushën e teknologjisë së informacionit,“ theksoi Shukri Mustafa, Anëtar i Bordit Menaxhues në Bankën Raiffeisen në Kosovë.

Ndër të tjera marrëveshja përfshinë edhe inkubatorë për zhvillimin e ekipeve dhe ideve të ndryshme, laboratorë të Bankën Raiffeisen në Cacttus Education për krijimin e kapaciteteve të reja të gatshme për punë që nga dita e parë, programe shkëmbimi për praktikantë, bashkëpunim me ligjërues nga Banka Raiffeisen për programet e trajnimit në Cacttus Education si dhe programe të shkollës profesionale me qëllim të përgatitjes së stafit aktual dhe atij të ardhshëm në Bankë.

Comments are closed.