fbpx

5 arsyet pse duhet të studioni “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” në Cacttus Education

Një ndër aspektet më të rëndësishme të zhvilluesit të uebit dhe aplikacioneve mobile është zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset dhe persona të ndryshëm në jetë sociale. Andaj ju si profesionist i kësaj fushe, do të jeni të aftë që t’i identifikoni dhe zgjidhni këto probleme. Gjatë studimit dyvjeçarë në Cacttus Education, ju do të merrni aftësi kreative dhe profesionale që t’i plotësoni kërkesat e tregut.

Ndër përfitimet të cilat ju do t’i keni nesër si i diplomuar nga Cacttus Education në programin “Zhvillues i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” janë:

  • Kërkesa jashtëzakonisht e madhe dhe zgjerimi i tregut. Ju nesër nuk jeni i kufizuar të punoni vetëm në tregun vendorë. Mundësitë tuaja për punësim shtrihen në tregun global. Bizneset gjithnjë janë në kërkim të zhvilluesve të uebit dhe aplikacioneve mobile.
  • Fleksibiliteti i punës dhe orarit. Ju mund të punoni me gjysmë orari, me orar të plotë, në zyre, freelance, dhe mundësi të tjera të cilat nuk ju kushtëzojnë në kohë apo vendbanim.
  • Pagesa e mirë. Ju mund të siguroni një pagesë të mirë madje edhe vetëm me disa orë pune në ditë.
  • Zgjerimi i tregut të pajisjeve mobile. Pajisjet mobile çdo ditë e më shumë po zënë hapësirë të rëndësishme në jetën tonë sociale dhe biznes. Fuqizimi i këtyre pajisjeve paraqet edhe rritjen e kërkesave te tregut për persona me kualifikim si ju.
  • Të qenit kreativ. Zhvillimi i uebit dhe aplikacioneve mobile do të ju bëjë juve edhe me kreativ. Siç ka thënë edhe Steve Jobs “Çdokush duhet të mësojë programimin, pasi që ju mëson si të mendoni.”

Që t’i shfrytëzoni këto dhe shumë përfitime të tjera, ju duhet që të studioni në institucionin e duhur. Cacttus Education është shkolla profesionale që përgatitë kuadrot në aspektin teorik dhe praktik të ballafaqohen me kërkesat e tregut.

Comments are closed.