fbpx

13 shprehitë e njerëzve të pëlqyeshëm

Shumë njerëz mendojnë se të pëlqehesh nga të tjerët është diçka natyrale, dhe është një tipar që ju takon vetëm disave që kanë pasur fatin ta kenë. Mirëpo nuk është ashtu. Në fakt, të pëlqehesh nga të tjerët është diçka që është nën kontrollin tënd, dhe varet nga inteligjenca emocionale.

I kemi radhitur disa prej sjelljeve kyqe që njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale i bëjnë, dhe që i bëjnë ata më të pëlqyer.

Ata bëjnë pyetje
Gabimi më i madh që e bëjnë njerëzit kur dëgjojnë është se janë aq të fokusuar në atë që do ta thonë në vijim, sa që nuk i kushtojnë rëndësi asaj që personi tjetër po thotë. Një mënyrë e mirë për ta shmangur këtë është që të bëni sa më shumë pyetje. Njerëzve u pëlqen ta dijnë se po i dëgjoni, prandaj edhe një veprim i thjeshtë, sikurse një pyetje që kërkon më shumë sqarim, jo vetëm që tregon se ke qenë duke dëgjuar, por poashtu tregon se për ju ka rëndësi ajo që personi tjetër po thotë.

I largojnë telefonat
Asgjë nuk i bën indiferentë personat ndaj teje sikurse shkrimi i mesazheve kur jeni në mes të bisedës apo shikimet që vazhdimisht ia hedhë telefonit. Kur të filloni bisedë me dikë, kushtojani gjithë energjinë bisedës. Menjëherë do ta vëreni se bisedat tuaja bëhen më të këndshme dhe më efektive, kur me të vërtetë përfshiheni në të.

Janë të sinqertë
Të jeshë i çiltër është thelbësore për t’u pëlqyer nga të tjerët. Askujt s’i pëlqejnë njerëzit fallco. Njerëzit tërhiqen nga ata persona që janë të sinqertë dhe që e dinë që mund t’ju besojnë. Është e vështirë ta pëlqesh dikë kur nuk e dini se kush janë ata me të vërtetë dhe si ndjehen ata më të vërtetë.

Ata nuk gjykojnë
Nëse dëshironi që të tjerët t’ju pëlqejnë, atëherë duhet të jeni mendjehapur. Të qenurit mendjehapur ju bën më të qasshëm dhe më interesant. Askush s’ka dëshirë të fillojë një bisedë me dikë që tashmë ka krijuar një mendim dhe nuk është i gatshëm të dëgjojë. Për të eleminuar paragjykimet dhe për të qenë mendjehapur ju duhet ta shikoni botën përmes syve të njerëzve të tjerë.

Ata nuk kërkojnë vëmendje
Njerëzit janë të ftohtë ndaj personave që janë të dëshpëruar për vëmendje. Prandaj nuk keni nevojë të zhvilloni një personalitet të madh prej ekstroverti për të qenë i pëlqyeshëm. Mjafton të jeni miqësor dhe me konsideratë për të fituar zemrat e njerëzve. Kur flisni në mënyrë miqësore, me vetëbesim dhe qartë, do ta vëreni se njerëzit ju kushtojnë më shumë vëmendje sesa kur mundoheni t’ju tregoni se jeni i rëndësishëm.

Ata janë të qëndrueshëm
Kur njerëzit ju afrohen, ata kanë dëshirë ta dinë se me kë kanë punë dhe çfarë lloj përgjigjie mund të presin nga ti. Për të qenë të qëndrueshëm duhet të jeni person tek i cili mund të mbështeten dhe duhet të siguroheni se edhe pse ju ndryshon disponimi kjo nuk ju ndikon se si silleni me të tjerët.

Përdorin gjuhë pozitive të trupit
Bëhuni të vëmendshëm ndaj gjesteve, shprehjeve dhe tonit të zërit (dhe sigurohuni që janë pozitive) dhe kështu do t’i tërhiqni njerëzit si insektet pas sheqerit. Gjuha pozitive e trupit mund të bëjë ndryshime të mëdha në një bisedë. Është shumë e vërtetë thënia se është më më rëndësi si thua diçka sesa çka thua.

Ata lënë një përshtypje të parë shumë mbreslënëse
Studimet tregojnë se shumica e njerëzve vendosin se a ju pëlqeni apo jo brenda shtatë sekondave të parë pasi ju takojnë. Pastaj ata kalojnë pjesën e mbetur të bisedës duke arsyetur mendimin që kanë për ty. Përshtypjet e para janë të lidhura ngushtë me gjuhën pozitive të trupit. Qëndrimi i drejtë, shtrëngimi i dorës, buzëqeshja, dhe hapja e krahëve drejt personit me të cilin po bisedoni ju ndihmojnë të siguroheni që përshtypja e parë që e jepni është e mirë.

Ata i përshëndesin njerëzit në emër
Emri është një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tonë, dhe na bën të ndjehemi mirë kur njerëzit e përdorin. Njerëzit që pëlqehen nga të tjerët sigurohen që t’ua mësojnë emrat njerëzve të tjerë dhe i thërrasin të tjerët në emër sa herë që i takojnë. Studimet tregojnë se njerëzit ndjehen të vjerësuar kur personi me të cilin po bisedojnë ju referohet në emër gjatë bisedës.

Ata buzëqeshin
Njerëzit natyrisht (dhe në mënyrë të pavetëdijshme) e kopjojnë gjuhën e trupit të personit me të cilin po bisedojnë. Nëse dëshironi që njerëzit t’ju pëlqejnë, buzëqeshni gjatë bisedës, dhe ata në mënyrë të pavetëdijshme do t’ua kthejnë buzëqeshjen dhe do të ndjehen më mirë si rezultat i kësaj.

Ata dijnë kur të hapen me të tjerët
Bëni kujdes kur ndani me të tjerët probleme personale dhe ju tregoni diqka në mirëbesim shumë herët, pasi që kjo mund të ju etiketojë si person që ankohet. Njerëzit që pëlqehen zakonisht presin derisa të tjerët t’ju tregojnë se është koha të ndajnë më shumë gjëra rreth vetes.

Ata dinë se me kë të përdorin gjeste fizike (dhe kur është koha e duhur për ta bërë këtë)
Kur ti prek dikë gjatë bisedës, lironi oksitocinë në trurin e tyre, një neuro transmetues që bën trurin e tyre të ju asociojë juve me besim dhe me një sërë ndjenjash të tjera pozitive. Një prekje e lehtë në krah, një përqafim ose një shtrëngim miqësor duarsh mjaftojnë për t’u liruar oksitocina. Natyrisht duhet të keni kujdes se kur apo me kë i bëni këto veprime, pasi që kur një veprim i tillë nuk mirëpritet atëherë e ka efektin e kundërt.

Ata balancojnë argëtimin dhe pasionin
Njerëzit tërhiqen nga personat që janë pasionantë. Por nganjëherë është e lehtë që personat pasionantë të japin përshtypjen që janë shumë seriozë sepse ata kanë tendenca të zhyten tërësisht në punë. Njerëzit që pëlqehen dinë si ta balancojnë pasionin e tyre për punën që e bëjnë me aftësinë për t’u argëtuar. Poashtu ata minimizojnë thashethëmet dhe bisedat e kota dhe në vend të kësaj fokusohen në biseda dhe shkëmbime kuptimplota me kolegë. Prandaj janë në gjendje ta mbajnë mend se çfarë u ke treguar ditën e djeshme apo javën që shkoi, gjë që tregon se nuk jeni të rëndësishëm për ta veq për punë.

Një kombinim i të gjitha tipareve
Njerëzit që pëlqehen janë të çmueshëm dhe unik. Ata njoftohen me njerëz me shumë lehtësi, dhe promovojnë harmoni në vendin e punës, duke nxjerrë në pah më të mirën tek njerëzit që i rrethojnë, dhe përgjithësisht duket se janë personat që argëtohen më së shumti. Shtoni këto shkathtësi në repertuarin tuaj dhe shikoni se si do të fillojnë të ju pëlqejnë më shumë.

Artikull i përshtatur nga: Forbes

Comments are closed.